Leximi i filxhanit të kafes është praktikuar tradicionalisht në shumë vende të botës nga gratë e familjes, zakonisht në mbledhjet familjare dhe të miqve. Leximi i kafes ndryshe njihet edhe si fall. Mënyra e leximit Përgatitni kafen tuaj të preferuar duke vendosur sasinë e sheqerit sipas dëshirës, si dhe dy lugë kafe. Zakonisht kafeja më e përshtatshme për leximin e së ardhmes është kafe turke. Para se të filloni të pini kafen, gjithashtu mund të paraqiten edhe disa flluska në sipërfaqen e kafes të cilat nënkuptojnë ardhjen e parave. Uluni dhe shijoni filxhanin tuaj të kafes. Filxhani duhet të jetë i gjerë dhe i pjerrët në pjesën e sipërme, kurse brenda tij me një sipërfaqe të lëmuar dhe pa dekorime. Mos e derdhni kafen në asnjë mënyrë! Mbaroni kafen tuaj duke lënë një sasi të vogël në fund të filxhanit. Kapni filxhanin me dorën e majtë dhe silleni tri herë në drejtimin e akrepave të orës. Sigurohuni që kafeja të shpërndahet në të gjithë brendësinë e filxhanit. Pastaj përmbysni filxhanin në pjatëz dhe lëreni kafen që të thahet. Përveç leximit të filxhanit, ju gjithashtu mund të interpretoni edhe shenjat e kafes së mbetur të cilat paraqiten në pjatëz. Leximi i kafes duhet të bëhet nga të tjerët, nëqoftëse bëhet nga vetja atëherë është shumë e vështirë që të lexohet e ardhmja në mënyrë objektive. Shenjat e kafes A B C Ç D DH E Ë F G GJ H I J K L LL M N NJ O P Q R RR S SH T TH U V X XH Y Z ZH A Abaci – Largim shqetësimi. Aeroplan – Udhëtim i papritur, por jo pa rrezik. Mundësi zhgënjimi. Nëse është i prishur – aksident. Ajsberg – Rrezik. Aligator – Tradhti, një aksident. Anije – Udhëtim i suksesshëm. Arkë – E hapur – probleme në dashuri që do të zgjidhen. E mbyllur – diçka e humbur do të gjindet. Arkivol – Lajme të këqija. Armë – Probleme, grindje. Arrëthyes – Vështirësia po kalon. Arush – Nëse është në krye të filxhanit afër mbajtëses – vendime iracionale që shkaktojnë vështirësi. Nëse është në krye të filxhanit larg mbajtëses – një udhëtim. Ashe – Një ngjarje e rëndësishme në stinën e dimrit. B Bagëti – Përparim, mbarësi. Bajonetë – Një aksident i vogël, një vërejtje keqdashëse. Balenë – Sukses në biznes. Balerinë – Zhgënjim. Balonë – Probleme afatshkurtra. Balonë qift – Dëshirat do të realizohen. Skandal. Mos shfrytëzo mundësitë! Barkë – Vizitë nga një mik, një strehë e sigurtë. Bebe – Shqetësime të vogla. Bletë – Sukses social, lajme të mira. Në krye të filxhanit afër mbajtëses – mbledhje me miqtë. Mori bletësh – sukses në një audiencë. Bori – Begati, punë të shumta të nevojshme. Bravë – Pengesa në rrugën tuaj. Bredhi – Sukses artistik. (Sa më i lartë aq më mirë.) Breshkë – Kritikë. Bretkocë – Sukses përmes ndryshimit të shtëpisë ose punës. Shmangni vet-rëndësinë e tepërt! Bri – Begati. Bricjap – Armiqtë kërcënojnë, lajme për një marinar. Bufon – Aheng ose takim shoqëror. Përndryshe – shmangni mendjelehtësinë, bëhuni serioz! Bukë – Largim mbeturinash. Bumerang – Tradhti, zili. Burg – Një propozim. Busull – Udhëtim, ndryshim i punës. Byzylyk – Martesë e afërt. C Cigare – Miq të rinj. Ç Çadër – Bezdi, nevojë për strehim. Nëse ështe e hapur – strehim i gjetur. Nëse ështe e mbyllur – strehim i mohuar. Çadër dielli – Një të dashur të ri/e. Çajnik – Takim me komitet. Çanta – Një kurth. Nëse është e hapur – mund të shpëtoni. Nëse është e mbyllur – do të bllokoheni. Çapare – Dashuri e pasinqertë. Çekiç – Tejkalim i pengesave, vrazhdësi, hakmarrje, punë antipatike. Çelës – Mundësi të reja, dyer të hapura. Çelësa të kryqëzuar – sukses. Dy çelësa në fund të filxhanit – vjedhje, plaçkitje. Çizme – Arritje, mbrojtje nga dhimbjet. Çizme të prishura – dështim. D Dafodil – Lumturi e madhe. Dardhë – Rehati, lehtësi financiare. Daulle – Skandal, thashetheme, një punë e re, argumente. Dega – Me gjethe – një lindje. Pa gjethe – një zhgënjim. Dele – E ardhme e mirë. Demi – Grindje, armiqësi. Dera – Ndodhi e çuditshme. Derr – Suksesi material do të sjell probleme emocionale. Deve – Lajme të dobishme. Diell – Lumturi, sukses, fuqi. Djall – Ndikime të këqija. Dora – Miqësi. Dorezë – Një sfidë. Dragua – Ndryshime të paparashikuara, probleme. Drapër – Zhgënjim në dashuri. Dreri – Një mosmarrëveshje ose grindje. Dritare – E hapur – fat i mirë përmes një miku. E mbyllur – zhgënjim përmes një miku. Dry – I hapur – një surprizë. I mbyllur – një paralajmërim. Dushk – E ardhme e mirë. Dylbi teatri – Një grindje, humbje e një miku. DH Dhelpër – Një mik mashtrues. E Elefant – Mençuri, forcë, sukses i qëndrueshëm, një mik i besueshëm. Engjëll – Lajme të mira. F Far – Probleme kërcënuese, por kaluese. Sukses përmes një miku. Fasule – Varfëri. Fier – Tradhti, një i dashur i pabesë. Figurë shahu – Vështirësi në të ardhmen. Filxhan – Shpërblim për përpjekje. Flamur – Rrezik në të ardhmen. Flutur – Mendjelehtësi, ndryshueshmëri, paqëndrueshmëri. Nëse është e rrethuar me pika – harxhim parash. Fole zogjsh – Harmoni në familje, dashuri. Fruta – Përparim. Fshesë – Shqetësime të vogla që do të zhduken, një mik i rremë. Fytyra – Një fytyrë – një ndryshim, pengesë. Disa fytyra – një aheng. G Gaforre – Një armik. Gajde – Zhgënjim. Gardh – Kufizim i aktiviteteve, pengesa të vogla, sukses i ardhshëm. Gëlltitës – Vendosmëri, udhëtime të papritura. Gërshërë – Diskutime në familje, ndarje. Gishti – Thekson shenjën nga e cila është kthyer. Gogël lisi – Sukses. Në krye të filxhanit – sukses financiar. Në mes të filxhanit – shëndet i mirë. Në fund të filxhanit – përmirësim shëndeti dhe financash. Gomar – Bëhu i durueshëm dhe optimist! Gondolë – Romancë, udhëtim. Gotë – Integritet, ndershmëri. Gozhdë – Keqdashje, padrejtësi, dhimbje e fortë. Grabitqar – Humbje, vjedhje, një armik me autoritet. Grabujë – Bëhu i organizuar! Gramafon – Kënaqësi. Grenzë – Probleme në dashuri. Grua – Kënaqësi. Grusht – Një argument. Guaskë – Lajme të mira. GJ Gjarpër – Urrejtje, një armik. Gjeraqinë – Rrezik i papritur, xhelozi. Gjerdan – E kapur – adhurues. E thyer – fundi i një marrëdhënie. Gjethe – Përparim, e ardhme e mirë. Gjethe dredhkë – Mik i besueshëm. Gjilpërë – Admirim. Gjirafë – Mendo para se të flasësh! Gjysmëhëna – Një udhëtim. H Hark – Shëndet i dobët, aksidente. Hark dere – Udhëtim jashtë vendit, një martesë. Hark shigjete – Skandal, thashetheme. Harpë – Harmoni në dashuri. Harta – Udhëtim dhe ndryshim. Shenja e vendit e cila paraqitet mund të tregojë një vizitë në atë vend ose një vizitor nga ai vend. Hekurudhë – Udhëtim i gjatë. Hëna – E plotë – një çështje dashurie. Çereku i parë – projekte të reja. Çereku i fundit – rënie e pasurisë. Hëna me re – depresion. E rrethuar me pika – martesë për pasuri. Hut – Thashetheme, skandal, dështim. Në fund të filxhanit – dështim financiar. Afër mbajtëses së filxhanit – dështim në familje. I Ibrik – Sëmundje të lehta. Afër mbajtëses së filxhanit – lumturi në familje. Në fund të filxhanit – konflikt në familje. Infermiere – Sëmundje. Inicialet – Zakonisht të njerëzve që i njeh. Nëse janë afër një trekëndëshi – inicialet e të huajve. Inkpot – Një letër, një mesazh. Insekt – Probleme të vogla që do të tejkalohen shpejtë. J Jaht – Kënaqësi. Jakë – Varësi nga të tjerët për sukses dhe lumturi. K Kabinë – Një zhgënjim. Kaci – Lajme të çuditshme për një mik. Kafaz – Një propozim. Kafaz zogjsh – Pengesa, grindje. Kalaja – Fitim financiar përmes martesës, një karakter i fortë në dominim. Kali – Duke kërcyer – lajme të mira nga një i dashur. Vetëm koka – romancë. Kalorës – Spekulime. Kambanore – Vonesë e vogël, fat i keq. Kamë – Rrëmbyeshmëri, rrezik në të ardhmen, armiq. Kamionçinë – Një martesë. Kangur – Harmoni në familje. Kanë – Fitim i rëndësishëm, shëndet i mirë. Kapelë – Një profesion i ri, një ndryshim. Nëse është e prishur – dështim i mundshëm. Në krye të filxhanit – diplomaci. Në fund të filxhanit – një rival. Karkalec – Lajme për një mik që udhëton shpesh. Karrige – Një mysafir i papritur. Nëse është e rrethuar me pika – përmirësime financiare. Karrocë dore – Takim me një mik të vjetër. Kasketë – Probleme – të jeni të kujdesshëm! Katror – Mbrojtje, rehati, paqe. Kaçubë – Miq të rinj, mundësi të reja. Ketër – Përparim pas një kohe të vështirë. Këllëf – Ndryshime në familje. Këmbalec piktori – Sukses artistik. Këmbët – Një vendim i rëndësishëm. Këpuca – Një ndryshim për të mirë. Këpucë me qafa – Arritje, mbrojtje nga dhimbjet. Këpucë të prishura – dështim. Këpurdhë – Zhvillim, pengesa. Afër mbajtëses së filxhanit – një shtëpi në vend. Kisha – Ceremoni, para të papritura. Kitara – Lumturi në dashuri. Kodër – Pengesa. Koka – Mundësi të reja. Kolonë – Promovim, sukses, arrogancë. Kometë – Një mysafir i papritur. Kompas – Udhëtim, ndryshim i punës. Korb – Lajme të këqija. Kosë – Rrezik. Krahët – Mesazhe. Krehër – Mashtrim, një mik i rremë. Krimba – Skandal. Krokodil – Tradhti, një aksident. Kryq – Sakrificë, probleme, shëndet i dobët. Brenda katrorit – shmangie e telasheve. Dy kryqe – jetë të gjatë. Tre kryqe – arritje e madhe. Kthetër – Një armik i fshehtë. Kudhër – Përpjekje me ndërgjegje. Kuletë – Fitim. Në fund të filxhanit – humbje. Kulla – Mundësi, zhgënjim. Kurora – Nderim, sukses, një dëshirë që do të realizohet, një trashëgimi. Kurorë lulesh – Lumturi në të ardhmen. Kuti – E hapur – probleme në dashuri që do të zgjidhen. E mbyllur – diçka e humbur do të gjindet. L Lak – Veprimet e menjëhershme mund të sjellin probleme. Lak litari – Sukses, nderime të mëdha. Lakuriq nate – Miq të rremë, një udhëtim që do të përfundojë me zhgënjim. Lakër – Xhelozi që shkakton komplikime në punë. Lavaman – Probleme në shtëpi. Nëse është e thyer – probleme serioze. Lende lisi – Sukses. Në krye të filxhanit – sukses financiar. Në mes të filxhanit – shëndet i mirë. Në fund të filxhanit – përmirësim shëndeti dhe financash. Leopard – Lajme për një udhëtim. Lepur – Ndruajtje, lajme për një mik. Bëhu i guximxhëm! Letër – Lajme. Nëse është afër pikave – lajme për para. Libër – Nëse është i hapur – prisni veprime ligjore, sukses i ardhshëm. Nëse është i mbyllur – vonesa, studime të vështira. Lopatë – Punë e vështirë drejt suksesit. Luan – Miq me ndikim të madh. Lugë – Bujari, zemërgjerësi. Lule – Realizim i një dëshire. LL Llambë – Afër mbajtëses së filxhanit – para. Në skaj të filxhanit – festim. Jashtë filxhanit – humbje personale. Në fund të filxhanit – ngjarje shoqërore e shtyer. Dy llampa – dy martesa. M Mace – Një grindje, tradhti, një mik i rremë. Majmun – Nje intrigant lajkatues. Makinë – Fat i mirë. Makinë petëzimi – Vështirësi në të ardhmen. Mal – Pengesë, ambicie të mëdha. Margaritë – Lumturi në dashuri. Maskë – Mashtrim. Maçok – Një grindje, tradhti, një mik i rremë. Mbreti – Një aleat i fuqishëm. Medalje – Një shpërblim. Merimangë – I vendosur dhe këmbëngulës, i fshehtë, para duke ardhur. Milingonë – Sukses me këmbëngulje. Mitër – Nderime. Miu – Vjedhje, tradhti. Mizë – Acarime në familje. (Sa më shumë miza aq më shumë probleme të vogla.) Mjellmë – Përmirësim i patrazuar, jetë e kënaqur. Molla – Arritje në biznes. Monedhë – Shlyerje e borxheve. Motor – Lajme duke ardhur shumë shpejtë. Motorist – Lajme të shpejta. Mullar bari – Mendo para se të veprosh! Mulli me erë – Sukses biznesor përmes një pune të vështirë. Murgeshë – Kasafortë. N Ndërtesë – Ndërrim vendi. Notë muzike – E ardhme e mirë. Numrat – Tregojnë një periudhë kohore, numrin e ditëve para se të ndodh një ngjarje. Nxjerrëse tapash – Kuriozitet që do të shkaktojë probleme. Nyje e këmbës – Jostabilitet. NJ Njeri – Afër mbajtëses së filxhanit – një mysafir. Nëse shenja është e qartë dhe e dallueshme – mysafir me flokë të zeza. Nëse nuk është shumë e qartë – mysafir me flokë të drejta. Nëse është me krahë të shtrirë – mysafir me dhurata. Njëbrirësh – Një martesë e fshehtë. O Oktapod – Rrezik. Ora – Mënjanim vonese, mendim për të ardhmen, shërim nga një sëmundje. Orë gote – Një vendim që duhet bërë. Oxhak – Rreziqe të fshehta. Oxhak dhome – Çështje që lidhen me shtëpinë tuaj. P Pagëzore – Një lindje. Pallto – Një ndarje, një fund i miqësisë. Pallua – Me bisht të shpërndarë – pasuri, tokë. E rrethuar me pika – një jetë luksoze. Afër një unaze – një martesë në pasuri. Papagall – Problem në mesin e miqve, një skandal, një udhëtim. Parafango – Kujdes nga një person që nuk e pëlqen! Parashutë – Shpëtim nga rreziku. Parcelë – Një surprizë. Parericë – Ndihmë nga një mik. Pata – Ftesa, vizitorë të papritur. Patkua – Fat i mirë. Pemë – Ndryshime për të mirë, ambicie të realizuara. E rrethuar me pika – fati juaj qëndron në atdhe. Pemë palme – Sukses, nderim, lumturi në dashuri. Pentagon – Ekuilibër intelektual. Perde – Një sekret. Perimet – Pakënaqësi e përcjellur nga kënaqësia. Perlë – Të ardhurit rrotull, pasuri e fituar. Peshk – Fat i mirë në të gjitha aspektet, shëndet, pasuri dhe lumturi. Peshkopi – Po vjen një fat i mirë. Peshore – Një padi. Peshorja e balancuar – drejtësi. Peshorja e pabalancuar – padrejtësi. Pëllumb – Nëse është ulur – një përmirësim në treg. Nëse është duke fluturuar – lajme të rëndësishme. Pëllumb i bardhë – Fat i mirë. Përbindësh – Terror, tmerr. Pika – Simbolizon rëndësinë e shenjës së afërt. Disa pika – para. Pikëpyetje – Hezitim, kujdesi. Piramidë – Sukses solid. Pirun – Një mik i rremë, lajka. Pishtar – Një kthesë për të mirë. Pistoletë – Rrezik. Pjatë – Grindje në shtëpi. Pjatë veze – Rreziku po kalon. Polic – Armik i fshehtë. Pompë – Bujari, zemërgjerësi. Portë – Mundësi, lumturi e ardhshme. Pranga – Probleme. Profil – Mik i ri. Pulë – Hare në familje. Pupël – Jostabilitet, mospërputhje, mungesë e përqendrimit. Q Qeni – Miq të mirë. Nëse është duke vrapuar – lajme të mira, takime të lumtura. Në mes të filxhanit – një mik në vështirësi. Qerre – Sukses në biznes. Qershi – Një lidhje dashurie e lumtur. Qiri – Ndihmë nga të tjerët, kërkim i diturisë. R Retë – Problem në të ardhmen. E rrethuar me pika – probleme me para. Rosa – Para duke ardhur. RR Rrem – Një shqetësim i vogël, ndihmë në vështirësi. Rrethi – Sukses, një martesë. Me një pikë – një bebe. Më vija të vogla afër – përpjekje me pengesa. Rrjetë – Kurth. Rroje – Grindje, ndarje. Rrush – Lumturi. S Sahat – Mënjanim vonese, mendim për të ardhmen, shërim nga një sëmundje. Sfurk – Grindje. Sfurk tridhëmbësh – Sukses në det. Sirenë – Joshje, një ofertë që nuk është ashtu siç duket. Skelet – Humbje e parave, shëndet i dobët. Skeptër – Fuqi, autoritet. Spirancë – Në krye të filxhanit – sukses në biznes dhe romancë. Në mes të filxhanit – begati. Në fund të filxhanit – sukses social. Struc – Udhëtim. Syri – Vështirësi që do të kapërcehen, bëj kujdes! Sëpata – Vështirësi dhe probleme që do të kapërcehen. SH Shakull – Plane me pengesa. Sharrë – Ndërhyrje nga një i huaj. Shat – Punë e vështirë drejt suksesit. Shatërvan – Sukses dhe lumturi në të ardhmen. Shigjetë – Lajme të këqija. Shishe – Një shishe – kënaqësi. Disa shishe – sëmundje. Shkallë – Një përmirësim në jetë. Shkallë druri – Promovim, gradim. Shkop për këmbë – Një mysafir. Shkurre – Miq të rinj, mundësi të reja. Shkëmb – Vështirësi. Shpatë – Zhgënjim, grindje. Shpor – Një dëshirë e dhënë. Shportë – Nëse është bosh – shqetësime për para. Nëse është e mbushur – një dhuratë. Nëse është e mbushur me lule – sukses social. Nëse është e rrethuar me pika – janë duke ardhur para të papritura. Nëse është afër mbajtëses së filxhanit – një bebe. Në krye të filxhanit – pronësi. Shqiponjë – Një ndryshim për të mirë. Shqopë – Fat i mirë. Shtrat – Plogështi. Shtyllë – Miq mbështetës. Shtyllë drejtuese – Thekson shenjën nga e cila është kthyer. Shtëpi – Siguri, mbrojtje. T Taksi – Një zhgënjim. Tavolinë – Një letër që përmban lajme të mira. Telefon – Harresa do të shkaktojë probleme. Teleskop – Aventurë. Tendë – Udhëtim. Tenxhere – Ankthe. Tërfil – Përparim, fat i mirë, dëshirë që do të realizohet. Timon – I plotë – e ardhme e mirë, sukses i merituar. I thyer – zhgënjim. Afër qarkut të filxhanit – para të papritura. Tinar – Një aheng. Tokmak – Skandal, një ndërmarrje e vështirë. Tokëz – Zhgënjime. Top – Një person i lidhur me sport, ose me të ardhmen tuaj. Top lufte – Lajme për një ushtar apo punonjës të qeverisë. Trekëmbësh për varje – Dështim shoqëror, armiq të hutuar. Trekëndësh – Diçka e papritur. Maja përpjetë – sjell sukses. Maja tatëpjetë – sjell dështim. Trung – Një udhëtim i gjatë, vendime fatale. Tryezë – Takim shoqëror. E rrethuar me pika – konferencë financiare. Trëndafil – Popullaritet. Tub – Mendime, zgjidhje e një problemi. Mbaj mendjen hapur! Tufë lulesh – Dashuri dhe lumturi. TH Thikë – Lidhje të prishura. Afër mbajtëses së filxhanit – divorc. Në fund të filxhanit – padi në gjyq. Thika të kryqëzuara – diskutime. Thua – Një armik i fshehtë. U Ujk – Xhelozi, egoizëm. Ujëvarë – Përparim. Unazë – Përmbushje. Në krye të filxhanit – martesë. Në mes të filxhanit – propozim. Në fund të filxhanit – fejesë e gjatë. Unazë e plotë – martesë e lumtur. Unazë e thyer ose unazë afër kryqit – fejesë e prishur. Dy unaza – plane në përfundim. Ura – Një mundësi për sukses. Urnë – Pasuri, lumturi. V Valltar – Zhgënjim. Vaskë – Zhgënjim. Vathë – Keqkuptim. Vazo – Shërbim ndaj shoqërisë. Vazo piperi – Një sekret i mundimshëm. Vazo tavoline – Një mik në nevojë. Ventilator – Flirtim, pamaturi. Veshi – Lajme të papritura. Veturë – Fat i mirë. Veza – Përparim, sukses. (Sa më shumë vezë aq më mirë.) Vija – Të drejta dhe të qarta – progres, udhëtime. Të valëzuara – pasiguri, zhgënjim. Të pjerrëta – dështim biznesor. Violinë – Egotizëm. Vishnjë – Një lidhje dashurie e lumtur. Vozë – Jeni duke mbajtur shpresë. Vrima e çelësit – Kujdes nga kureshtja e kotë! Vullkan – Emocione jashtë kontrollit. XH Xhaketë – Një ndarje, një fund i miqësisë. Xhevahire – Një dhuratë. Xhezve – Sëmundje e lehtë. Y Ylber – Lumturi, përparim. Yll – Shëndet i mirë, lumturi. Yll me pesë cepa – e ardhme e mirë. Yll me tetë cepa – aksidente, dështim. Shtatë yje së bashku – pikëllim. Z Zagar – Fat i mirë. Zana – Argëtim dhe magjepsje. Zarf – Lajme të mira. Zebelin – Vonesa, këmbëngulje e domosdoshme. Zebra – Aventurë jashtë shtetit, një jetë e pavendosur. Zemra – Dashuri dhe martesë, një mik i besueshëm. Zgjedhë – Dominim nga të tjerët. Zgjua bletësh – Përparim. Zile – Lajme të papritura. Në krye të filxhanit – promovim. Në fund të filxhanit – lajme të këqija. Dy zile – gëzim. Disa zile – një martesë. Zinxhir – Një fejesë apo martesë. Zjarr – Arritje. Shmangni reagimet e shpejta! Zog – Lajme të mira. Zvarranik – Mik i pabesë. ZH Zhabë – Kujdes nga lajkat! bay www.new-sos.page.tl